×
  • Lajme
  • Botë

    Të burgosurit gërmojnë varre masive, autoritetet e New York’ut përgatiten për skenarin e zi

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 18:39

    Qyteti më i madh në Amerikë, New York, po përgatitet për skenarin më të keq në luftën kundër koronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 216.722 dhe ka vrarë më shumë se 5000 njerëz të tjerë në atë vend.


    Konkretisht, zyrtarët e qytetit u ofruan të burgosurve në burgun famëkeq Riker Island një pagë prej gjashtë dollarë në orë për të gërmuar varre masive për viktimat e virusit vdekjeprurës, transmeton Reporteri.net.

    Varret masive në rast të një pandemie janë planifikuar të ndërtohen në një varrezë publike në pronësi të qytetit të New York në ishullin Hart. Siç raportojnë mediat amerikane, kjo ofertë vlen vetëm për të burgosur të dënuar, jo për ata që presin gjyqin. Varret masive nuk do të jenë vetëm për viktimat e koronavirusit, tha Avery Cohen, zëdhënës i zyrës së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio.

    Të burgosurit që gërmojnë varre masive, përveç mjeteve të nevojshme, do të marrin një maskë mbrojtëse. Autoritetet vlerësojnë se varret masive për 50,000 viktima të pandemisë mund të gërmohen në ishullin Hart, siç parashikohet nga plani i urgjencës i vitit 2008, kur Michael Bloomberg ishte njeriu i parë i qytetit.

    Ashpërsia e situatës në të gjithë Amerikën dëshmohet gjithashtu nga paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë se koronavirusi pritet të vrasë midis 100,000 dhe 240,000 njerëz nëse popullata nuk u përmbahet udhëzimeve për distancën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!