×
  • Lajme
  • Botë

    Të shëna me armë në një shkollë në Rusi, vriten 9 persona

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 10:19

    Deri në nëntë persona, shumica e të cilëve ishin fëmijë, janë vrarë pasi dy njerëz hapën zjarr në një shkollë në qytetin rus Kazan.


    Kështu raportojnë mediat në Rusi duke u thirrur në një burim nga shërbimet e sigurisë, i cili është deklaruar të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

    Siç thuhet më tej, njëri nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës.

    Dhjetë persona u plagosën, katër prej të cilëve u shtruan në spital, njoftoi TASS.

    Sipas mediave lokale, nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa e shkollës, me disa të detyruar të hidheshin nga dritaret.

    Zyra e prokurorit rajonal në republikën e Tatarstanit tha se ka filluar të shikojë të shtënat dhe prokurori rajonal është vendosur në vendngjarj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!