×
  • Lajme
  • Botë

    Tentoi të shiste fëmijët e saj të mitur, arrestohet 24 vjeçarja në Moskë

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 15:20

    Një nënë beqare, e cila u tentoi të shiste vajzën e saj të sapolindur në tregun e zi për shifrën e 12 mijë paund (rreh 14 mijë euro) është dënuar me 4 vite burg.


    Nëna Barnokhon Kyzy Rasulzhan, 24 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Moskë pasi ajo u kap duke marrë para nga një klient, i interesuar për blerjen e fëmijëve. Gruaja tentoi që të shesë dy nga tre fëmijët e saj në rrjete sociale, para se ata të lindin.

    Ngjarja e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur Barnokhon vendos një shpallje në internet se kërkonte blerës për fëmijët e saj. Shumë persona kërkuan informacione për fëmijët, por rastësisht gruaja ndryshoi mendje dhe vendosi të mos i tregtonte ato, shkruajnë mediat e huaja.

    Megjithatë në 2019 ajo vendosi përsëri një reklamë të ngjashme në internet duke kërkuar prindër “birësues” për fëmijën e saj të dytë.

    Por në këmbim të fëmijës ajo dëshironte dhe shifrën e 12 mijë e 97 paundve (rreth 14 mijë euro). Këtë herë Rasulzhan nuk ndërroi mendje dhe u arrestua nga policia në momentin që po bëhej shkëmbimi i parave mes saj dhe klientit.

    Mediat lokale shkruajnë se e reja është dënuar me katër vite burg, ndërkohë tre fëmijët e mitur janë duke jetuar me gjyshen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!