×
  • Lajme
  • Botë

    Teoria e konspiracionit me 1.4 milion shikime: Në maska janë të vendosura antena të 5G

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 11:17

    Tashmë kemi pasur mundësinë që të hasim teori  të ndryshme që lidhin teknologjinë 5G me përhapjen e Coronavirusit, megjithëse pa asnjë bazë.


    Sidoqoftë, vetëm kur mendojmë se kemi parë dhe dëgjuar gjithçka që truri i njeriut është në gjendje të shpikë nga frika ndaj të panjohurës, shfaqet një teori e re, transmeton Reporteri.

    Një nga këto po përhapet në mediat sociale këto ditë, thotë se teli metalik në maskat mbrojtëse kirurgjikale të fytyrës (i cili shërben për ta bërë maskën të përshtatet më lehtë me hundën), në fakt, është një antenë 5G. Kjo është tërësisht e pabazuar, mirëpo video ka 1.4 milion shikime në vetëm katër ditë.

    Asnjë nga “teoricienët” që shpërndajnë një informacion të tillë nuk shpjegojnë sesi funksionon ajo “antenë”, por ata janë “të sigurt” se e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas tyre, qeveritë në mbarë botën po i detyrojnë njerëzit të mbajnë maska, në mënyrë që autoritetet të mund t’i ndjekin ata, dhe pastaj t’i testojnë, vaksinojnë dhe kontrollojnë.

    Duke pasur parasysh se sa e çuditshme dhe e çmendur është kjo teori, është shumë e mundur që dikush e filloi atë si një shaka, dhe më pas ajo ra në “tokë pjellore” në rrjetet sociale.

    Atje, ajo shpejt u përhap në mesin e atyre që janë të gatshëm të besojnë në teori të tilla konspiracioni. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!