×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet i fuqishëm, vdesin 5 persona mes tyre edhe fëmijë, shembet aeroporti

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 17:34

    Një tërmet 6.1 ballë tronditi Filipinet, 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Manila me epiqendër në në provincën e Zambales.


    Si pasojë e tërmetit kanë mbetur të vdekur 5 persona, mes tyre një fëmijë 5 vjeçar, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

    Mediat e huaja shkruajnë se fëmija i shoqëruar nga gjyshërit humbën jetën të tre, pas shembjes së një ndërtese në qytetin Loumpao.

    Pas tërmetit është ndërprerë energjia elektrike, çka e bën më të vështrië punën e grupëve të shpëtimit, ndërsa deri tani janë regjistruar edhe 52 goditje të tjera.

    Shumë qytetarët kanë braktisur ndërtesat e tyre, ndërsa aeroporti Clark në provincën e Zambales ka pësuar disa dëmtime dhe ka anuluar fluturimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!