×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 14:29
    Fotografi ilustruese.

    Një tërmet ka goditur zonën e Zenicës dhe u ndje edhe në qytete të tjera të Bosnjë dhe Hercegovinës.


    Sipas mediave vendase, një tërmet me magnitudë 4.2 u regjistrua nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

    Ndërkohë, është thënë se epiqendra u regjistrua në zonën e Zenicës.

    Dridhja e tokës për disa sekonda u ndje në qytetet përreth më afër Zenicës me një intensitet më të fortë, ndërsa qytetarët e Banja Lukës, Tuzlës dhe Sarajevës ndjenin një intensitet më të ulët.

    Aktualisht nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.

    “Thjesht u duk sikur po dridheshin muret”, shkroi një përdorues në ESMC.

    “Zenicë, një shkundje. Për fat e shkurtër”, ka thënë një tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!