×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet në Maqedoni

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 15:27

    Rrjeti sizmik telemetrik i Maqedonisë sot ka regjistruar dy tërmete, me epiqendër 220 km në jug të Shkupit në zonën e Kozhanit në Greqi.


    Tërmeti i parë ishte në orën 12 dhe 50 minuta me magnitudë prej rreth 5.1 gradë, kurse i dyti në orën 12 dhe 59 minuta me magnitudë prej 4 gradë.

    Tërmeti i parë u ndje edhe në Ohër, Strugë, Manastir dhe Resnjë me intensitetin e gradave IV sipas shkallës makroizmike evropiane. Në Kërçovë dhe rrethinë me intensitet të gradave III-IV dhe në Shkup dhe pjesë të pjesës lindore të Republikës me intensitet të gradës III.

    Ndërsa tërmeti i dytë u ndje në Manastir dhe rrethin me intensitet prej III gradëve të së njëjtës shkallë./in7.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!