×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1999 godet Athinën

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 15:41

    Një tërmet i fuqishëm e ka tronditur kryeqytetin grek Athinë, duke ndërprerë energjinë elektrike në një pjesë të qytetit.


    Tërmeti me magnitudë prej 5.1 shkallë rihter kishte epiqendrën rreth 22 kilometra nga Athina. Dëshmitarët thanë se banorët u vërsulën në rrugë dhe u evakuuan nga ndërtesat gjatë dridhjes.

    Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje veçanërisht në qendër të Athinës.

    Ka pasur raporte se shërbimi i zjarrfikjes ka shpëtuar një duzinë personash të bllokuar në ashensorë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Tërmeti është më i fuqishmi që goditi kryeqytetin grek që nga viti 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!