×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti në Turqi, deri tani raportohet për 14 të vdekur

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 21:54

    (I plotësuar) — Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut, në mbrëmjen e të premtes.


    Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Urgjencave në Turqi (AFAD), tërmeti ka goditur distriktin Sivrice në Elazig, rreth orës 20 e 55 minuta (17:55, sipas kohës së atjeshme), nga një thellësi prej 6.7 kilometrash.

    Menjëherë pas tërmetit fillestar, provinca është shkundur përsëri, nga një varg lëkundjesh përcjellëse, prej 3.3 deri në 5.4 ballësh.

    Sipas raportimeve të para, tërmeti është përjetuar deri në Adana, në jug, e në Samsun, në veri, përgjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun.


    Janë 6 të vdekur dhe 225 persona janë plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm zyrtar nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

    Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

    Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.

    Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

    Pjesa Lindore e Turqisë në një situatë të rëndë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme. Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë.

    Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!