×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi i Zelandës para gjykatës: Do të doja të kisha vrarë edhe më shumë myslimanë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:12

    Në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht.


    “Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citojnë medie ketë ai pas arrestimit.

    Por a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi: “Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.

    “A urreni myslimanët?” – “Burrat dhe gratë myslimane që jetojnë në vendet e veta të lindjes? Jo.Myslimanët që zgjedhin për të bërë invadim në vendin tonë dhe për të zëvendësuar njerëzit tanë po. Ata nuk i dua”.

    “Të vetmit myslimanë që vërtet i urrej janë të konvertuarit, ata nga populli ynë që ia kanë kthyer shpinën popullit të vet, kulturës së vet, traditës së vet dhe që u bënë tradhtarë të gjakut e të racës së vet. Ata i urrej”, është përgjigjur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!