×
  • Lajme
  • Botë

    Tetë të vdekur e 199 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 18:12

    Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit.


    Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, në 24 orët e fundit, nga testimi i 1545 mostrave të shtunën janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19.

    Në të njëjtën ditë janë regjistruar 120 të shëruar.

    Deri tash në Maqedoni janë regjistruar 7975 raste pozitive me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive është 3519.

    376 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!