×
  • Lajme
  • Botë

    Tetë të vdekur nga shpërthimi në një faltore të Pakistanit

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:58

    Policia e Pakistanit njoftoi se së paku tetë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm që kishte cak forcat e sigurisë që e ruanin një faltore në qytetin lindor pakistanez të Lahores.


    Arif Nawaz Khan, zyrtar i lartë policor, tha se shpërthimi i së mërkurës ishte sulm vetëvrasës që e goditi një automjet që po bartte zyrtarë policorë.

    Ky zyrtar policor tha se policët u vranë gjatë sulmit që ndodhi jashtë faltores, e njohur si Data Darbar, ku shenjtori sufist, Ali Hajveri, është i varrosur. Policia njoftoi se qindra njerëz ndodheshin brenda dhe jashtë faltores në momentin e shpërthimit.

    Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, e dënoi këtë shpërthim, i cili ndodhi pak ditë pas fillimit të muajit të Ramazanit, shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

    Sufizmi është një formë e misticizmit islamik që ekziston në vende të ndryshme islame. Ekstremistët sunitë kanë qëndrim armiqësor ndaj sufizmit dhe në të kaluarën kanë kryer sulme në ceremonitë dhe faltoret sufiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!