×
  • Lajme
  • Botë

    Toka nuk gjen qetësi: Një tjetër tërmet godet Greqinë

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 23:13

    Vazhdojnë lëkundjet e tokës në zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa.


    Një tjetër tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter ndodhi me epiqendrën e tij, 15 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Larisës, në pikën ku ka pasur aktivitet të fortë për tre njëzet e katër orë, në orën 18.36 të ditës së sotme.

    Instituti Gjeo-dinamik njoftoi fillimisht se dridhja sizmike kishte një intensitet prej 3.9 Rihter, megjithatë pak më vonë e rishikoi atë në 4.2 Rihter.

    Thellësia e tërmetit ishte 8.1 kilometra ndërsa kohëzgjatja e tij siç transmetohet nga media lokale ishte e shkurtër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!