×
  • Lajme
  • Botë

    Tornado e fuqishme godet Minesotën, erërat arrijnë shpejtësinë 270 kilometra në orë

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 19:58

    Një stuhi e fuqishme ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara në pjesën perëndimore të Minesotës, duke bërë që të krijohet një tornado e fuqishme që ia mori jetën një burri.


    Gjithashtu janë lënduar edhe dy tjerë, kurse dhjetëra ferma janë shkatërruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

    Bëhet fjalë për një 30-vjeqar që humbi jetën në afërsi të Dalton, ku tornado i shkatërroi garazhin brenda të cilit po punonte.

    Sipas ekspertëve të Instituti Meteorologjik, tornadoja ishte e kategorisë së tretë ku erërat frynin nga 220 deri në 270 kilometra në orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!