×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë milionë amerikanë mbesin pa rrymë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 20:10

    Pesë milionë persona po vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas kalimit të një tornadoje në shtetin e Ohajos, njoftuan sot autoritetet lokale dhe shërbimet meteorologjike.


    ”Disa pjesë të shtetit, në qendër të SHBA-së, janë gjithashtu të rrezikuara nga rritja e shpejtë e nivelit të ujit”, bën të ditur shërbimi meteorologjik kombëtar, National Weather Service.

    Numri i saktë i të plagosurve është ende i pakonfirmuar, për momentin nuk ka njoftime për të vdekur.

    Kalimi i tornados ka shkatërruar shtëpi dhe rrëzuar pemë në qytetin e Dayton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!