×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedia në Itali, një vit nga shembja e Urës Morandi ku vdqiën edhe dy shqiptarë

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 21:06

    Në Itali, u shënua të mërkurën një vit nga tragjedia e urës së Xhenovas (Genoa), që i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë.


    Një ceremoni u mbajt në vendin ku një sektor i urës Morandi ra më 14 gusht 2018, duke bërë që dhjetëra makina dhe disa kamionë të binin nga shumë metra lartësi.

    Mbetje dhe hekur nga ura e shembur ka ende në tokë, dy kullat e mbetura në këmbë të urës u shembën me një shpërthim të kontrolluar në qershor, për të hapur rrugën për ndërtimin e një strukture të re.

    Kryebashkiaku i Xhenovas, kryeministri italian Giusepe Conte dhe përfaqësues të familjeve të viktimave ishin të pranishëm në ceremoni. Kambanat e kishave të qytetit dhe sirenat e portit ranë pas një minute heshtje në orën 11:36 minuta, momentin e saktë kur ura u shemb.

    Tani, në vend të urës së vjetër, do të ngrihet një strukturë e re, e projektuar nga arkitekti italian, i lindur në Xhenova, Renzo Piano.

    Ajo është planifikuar të hapet për trafik në prill 2020. Vetë arkitekti Piano thotë se shpreson që ura e tij të jetojë për një mijë vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!