×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjike: Nëna dyshohet se vrau vajzën e saj 5-vjeçare

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 17:19

    Martina Madarova, 41 vjeç, akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare, Alijah Thomas.

    Një vajzë 5-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e familjes së saj në Londër, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Marina Madarova, nëna e saj po akuzohet se ka vrarë vajzën e saj të martën mbrëma, derisa sot ajo doli para gjykatës.

    Aty ajo foli vetëm sa për të treguar emrin e saj, datën e lindjes dhe adresën, gjatë seancës dy-minutëshe para se të mbahej në paraburgim.

    Pavarësisht përpjekjeve të shërbimit emergjent, vajza u shpall e vdekur në vendngjarje, dhe një post-mortem për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj pritet të bëhet sot më vonë.

    Derisa detektivët që ishin në vendin e ngjarjes akuzojnë nënën për vrasjen e 5-vjeçares./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!