×
  • Lajme
  • Botë

    Tre anëtarë të milicisë anti-qeveritare të ekstremit të djathtë në SHBA akuzohen për sulmin në Kapitol

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 22:31

    Prokurorët amerikanë kanë akuzuar gjashtë anëtarë të grupit të krahut të djathtë të milicisë “Tre përqindëshit” për komplot për sulmin që ndodhi në Kapitolin e SHBA-së më 6 janar.


    Prokurorët federalë më parë sollën raste të ngjashme konspiracioni kundër anëtarëve të dy grupeve të tjerë të krahut të djathtë, The Oath Keepers dhe The Proud Boys. Këto çështje në pritje janë më të mëdhatë dhe më komplekse nga afërsisht 500 të sjella nga Departamenti i Drejtësisë në muaj që nga sulmi vdekjeprurës i kryer nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Gjashtë burra, të gjithë nga Kalifornia, u akuzuan në aktakuzë: Alan Hostetter, Russell Taylor, Eric Scott Warner, Felipe Antonio “Tony” Martinez, Derek Kinnison dhe Ronald Mele.

    Sipas aktakuzës, Hostetter themeloi një grup në vitin 2020 të quajtur Projekti Amerikan Phoenix që protestonte ndaj kufizimeve në tubimet publike të vendosura si një masë e shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19. Ky grup u bë një platformë për të mbrojtur dhunën kundër udhëheqësve të qeverisë, sipas aktakuzës.

    Hostetter dhe Taylor ishin shfaqur së bashku me Roger Stone, një mik prej kohësh dhe këshilltar i Donald Trumpit, jashtë Gjykatës së Lartë të SHBA në një protestë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 një ditë para trazirave të Kapitolit.

    Trump i dha falje Stone në dhjetor, duke fshirë dënimin e tij që dilte nga një hetim federal që dokumentoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA 2016.

    Siç shkruan Reuters, turma pro-Trump sulmoi Kapitolin, ndërpreu certifikimin zyrtar të Kongresit për fitoren e Presidentit Joe Biden në zgjedhje, gjersa u përplasën me një forcë të mbingarkuar policie dhe më pas pushtuan Dhomën e Përfaqësuesve dhe dhomat e Senatit.

    Si pasojë e këtij incidenti, pesë persona vdiqën.

    Ndryshe, “Tre përqindëshit” apo “Three Percenters” (3%) janë një lëvizje milicie anti-qeveritare e ekstremit të djathtë amerikan dhe kanadez.

    Ky grup mbron të drejtat e pronësisë së armëve dhe rezistencën ndaj qeverisë federale të SHBA-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!