×
  • Lajme
  • Botë

    Tre të vdekur dhe 205 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 15:56

    Në Maqedoni të Veriut është shënuar numër rekord i rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 205 persona, nga 1728 testime sa janë bërë.


    Kjo është shifër rekorde të infektuarve brenda një dite. Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tre persona, të moshës 62, 68 dhe 94-vjeçare, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

    Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 7777 të infektuar me COVID-19, 368 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Ndërkohë janë 3449 raste aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!