×
  • Lajme
  • Botë

    Tri ditë pa asnjë rast, Kroacia po fiton betejën me COVID-19

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 23:08

    Kroacia mesa duket ka fituar betejën me Covid-19, pasi sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar me Coronavirus.


    Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i epidemisë, është 2,244.

    Sipas mediave ndërkombëtare, kjo është dita e tretë me radhë, që autoritetet shëndetësore kroate nuk kanë regjistruar asnjë rast me Covid-19.

    Bëhet me dije se në spitalet kroate, po marrin trajnim mjekësor 38 pacientë. Deri më tani në këtë shtet kanë humbur betejën me Covid-19, 101 persona dhe janë shëruar 2,047.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!