×
  • Lajme
  • Botë

    Tri shtete duan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 22:25

    Kina, Rusia dhe Irani janë në mesin e shteteve që duan të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që mbahen në muajin nëntor.


    Drejtori i kundërzbulimeve amerikane ka bërë të ditur se shtetet e huaja po përdorin masat e ndikimit për votimet amerikane.

    Agjencia e Kundërzbulimeve ka deklaruar se Kina nuk dëshiron rizgjedhjen e presidentit Donald Trump, ndërkaq Rusia dëshiron dëmtimin e demokratit Joe Biden.

    Shefat e inteligjencës e kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

    Ata kanë thënë se Rusia donte të ndihmonte fushatën e Trumpit, duke përhapur keqinformimin online. Këto akuza vazhdimisht i ka mohuar Rusia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!