×
  • Lajme
  • Botë

    Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 17:30

    Tribunali i Kombeve të Bashkuara tha se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë.


    Një zëdhënës i Tribunalit tha se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar.“Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale”, tha Olufemi Elias.

    Incidenti ndodhi dy muaj pasi një panel i gjykatësve e rriti dënimin e Karaxhiqit për gjenocid dhe krime të tjera në vitet 1990 në burgim të përjetshëm. Elias tha se komandanti i njësisë së burgut është urdhëruar t’i monitorojë thirrjet jo të privilegjuara telefonike të Karaxhiqit.Ngjarja e 3 majit në të cilën ka telefonuar Karaxhiq, është organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb dhe Qendra Informative dhe Kulturore e Serbisë në Podgoricë.

    Presidenti i Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Vuksanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka pasur asgjë të diskutueshme në thirrje.“Ai donte t’i përshëndeste pjesëmarrësit e forumit dhe kjo u lejua. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në këtë”, tha ai.

    Zyrtarët e Tribunalit urdhëruan rritje të monitorimit të Mlladiqit prejse ai foli për një stacion televiziv serb në nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!