×
  • Lajme
  • Botë

    Tronditet Zvicra: Shqiptari e vret gruan me thikë në sy të fëmijëve

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 17:04

    Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vrau gruan e tij me thikë, derisa, më pas u arratis për në Zvicrën lindore, ku u kap nga autoritetet, shkruan gazeta Blick.


    Vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite, derisa personi që identifikohet me emrin Ilir B nga Maqedonia kishte marrë një thikë me të cilën e kishte vrarë gruan e tij.

    Pak aktit, burri u arrtis për në Zvicrën lindore, derisa, ai me vete e mori djalin e tij të vogël – për të cilin thuhet se ka qenë në banesë gjatë krimit.

    Vetëm pak kohë më vonë, autori i krimit kapet në Trübbach SG.

    Një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas.

    “Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë”. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre.

    Gruaja donte të ndahej nga burri i dhunshëm.

    Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtoj nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi.

    Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur.

    Policia kantonale e Cyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.

    Burri u arrestua, u dërgua në prokurori publike dhe më në fund u ndalua nga kontakti fizik.

    Katër javë pas ndalimit të kontaktit – të dielën e kaluar në mëngjes – Ilir u përpoq të kontaktonte gruan e tij. Sidoqoftë, ai hasi vetëm një të afërm të saj në vend të ish-gruas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!