×
  • Lajme
  • Botë

    Trump dhe Biden rezultojnë negativ për coronavirus para debatit të tyre të fundit

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 22:09

    Donald Trump ka rezultuar negativ për coronavirus para debatit presidencial. Kandidati republikan, Trump ka kryer një testim për virusin dhe u konstatua se nuk është i infektuar.


    Presidenti amerikan do të ballafaqohet me kandidatin demokrat, Joe Biden, në debatin e fundit televiziv gjatë orëve të para të ditës së nesërme (rreth orës 04:00, sipas kohës sonë lokale), raporton Reuters.

    Edhe Biden është testuar për COVID-19 para ballafaqimit televiziv, ku ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për debatin në Tenesi.

    Kujtojmë se Trumpi u shtrua në spital javë më parë pasi që ishte infektuar me virus disa ditë pas debatit të parë me Bidenin.

    Ndryshe, Shtëpia e Bardhë dhe Trumpi kanë refuzuar vazhdimisht të thonë kur presidenti u testua për herë të fundit negativ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!