×
  • Lajme
  • Botë

    Trump e quan “budalla” Joseph Biden

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 12:42

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter iu kundërpërgjigj kundërshtarit të mundshëm në zgjedhjet e  vitit 2020, Joseph Biden.


    Trump komentoi mbi lapusin (jo) të qëllimshëm të Biden, i cili deklaroi: “Unë kam arritjet më progresive se kushdo që garon për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”. Për të korrigjuar më pas shprehjen “kushdo që mund të garojë”.

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden bëri këtë lapsus ku demokratët u mblodhën në Delaware, gjë që u interpretua si sinjal për t’i hyrë garës për president të SHBA-ve, transmeton Reporteri.net

     Të pranishmit e përshëndetën deklaratën e tij, ndërkohë që Biden shpejt korrigjoi veten duke thënë, “Nuk e mendova këtë.”

    “Bideni e lidhi gjuhën gjatë fundjavës, kur ai duhej t’i përgjigjej pyetjes së thjeshtë nëse do të kandidojë për president. Mësohuni me këtë, edhe një individ tjetër me IQ të ulët”, shkruan Trump./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!