×
  • Lajme
  • Botë

    Trump i frikësuar se mund të jetë infektuar me koronavirus, ende refuzon ta bëjë testin

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 10:04

    Donald Trump është i shqetësuar pas kontaktit me përfaqësuesit e shtetit brazilian, që testuan pozitiv për koronavirus.


    Një burim i afërt me Donald Trump tha se presidenti është i shqetësuar se mund të jetë infektuar nga koronavirusi pas testit pozitiv të zyrtarit brazilian i cili ishte takuar së fundmi me të në Mar-a-Lago, raporton “CNN”

    “Ai është shumë i shqetësuar për të gjithë njerëzit që takoi që e kanë atë, përfshirë brazilianin,” tha burimi.

    Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, testoi pozitiv për koronavirus ditën e enjte. Gjendja e Bolsonaros është duke u monitoruar.

    Ndihmësi i Bolsonaro postoi një imazh të tij duke qëndruar pranë Trump dhe Zëvendës Presidentit të SHBA Mike Pence në Mar-a-Lago gjatë fundjavës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!