Presidenti amerikan Donald Trump është informuar për sulmet me raketa në një bazë ajrore, ku trupat amerikane janë vendosur në Irak, ka njoftuar zëdhënësja e tij.


“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, përcjell në shqip Reporteri.net.

Baza ajrore Al- Asad që përdorët nga Forcat Amerikane në Irakun perëndimor është goditur me raketa, pak minuta më parë.

Reklamë

Kjo bazë ushtarake e SHBA-ve është një investim miliardësh nga shteti amerikan, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sulmin e kanë marrë përsipër garda revolucionare islamike e Iranit.

Dhjetëra raketa raportohet të kenë shpërthyer në bazën amerikane, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima në njerëz, shkruan Reporteri.net.

Pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në Bagdad, milicitë në Irak kanë kërcënuar hakmarrjen ndaj forcave amerikane.

Ndryshe, parlamenti i Irakut votoi për dëbimin e trupave amerikane nga vendi. /Reporteri.net/.

Reklamë