×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Jemi në proces ta mposhtim të majtën radikale

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:34

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në adresimin e tij në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së të shtunën, ka thënë se do të mposhtet “e majta radikale”, ndërsa protestat nëpër vend po vazhdojnë, shkruan BBC.


    Trump ka thënë se do të luftojë për të ruajtur mënyrën amerikane të jetës.

    Para fjalimit të tij të shtunën, protestuesit ishin mbledhur pranë oborrit të Shtëpisë së Bardhë.

    Rivali i Trumpit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, Joe Biden, ka thënë se të gjithë meritojnë ”një hise të plotë të ëndrrës amerikane”.

    Duke folur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të shtunën, Trump, ka sulmuar protestuesit duke i parë ata si jo-patriotë. Protestat në SHBA kanë filluar pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, në paraburgim të policisë në maj.

    “Ne jemi në proces të mposhtim të majtën radikale, anarkistët, agjitatorët, grabitësit dhe njerëzit, që në shumë instanca, nuk ia kanë absolutisht idenë se çfarë po bëjnë. Kurrë nuk do të lejojmë që një turmë e zemëruar të rrëzojë statujat tona, të fshijë historinë tonë dhe të indoktrinojë fëmijët tanë”, ka thënë Trump.

    Statuja dhe monumentet e figurave historike të lidhura me racizëm apo skllavëri janë rrëzuar gjatë protestave në SHBA dhe vende tjera.

    “Qëllimi i tyre është shkatërrimi”, ka thënë Trump. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!