×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë ditë para zgjedhjeve në SHBA, gazeta e Republikanëve del me editorial kundër Trumpit

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 19:57

    Gazeta e njohur konservative, që tradicionalisht e përkrahë kandidatin republikan për president ka ndërruar qasje në editorial e fundit të botuar.


    “Union Leader e Nju Hampshire”, një gazetë konservatore, ka përkrahur kandidatin demokrat Joe Biden për president të SHBA’ve, përkundër traditës mbi 100 vjecare të përkrahjes së kandidatëve republikanë.

    “Ndërtimi i këtij shteti përkon me aftësitë e Joseph Biden. Ne mendojmë se Zotëri Biden është një shërbyes publik profesional, i dashur dhe i dhembshur”, thuhet në editorial e Union Leader.

    “Ai vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij që të jetë president i gjithë Amerikës, dhe ne i besojmë atij” thuhet tutje.

    Gjithsesi gazeta në fjalë i përmendi edhe disa mosmarrëveshje në politikat e Biden, për të cilat thotë se pret që të i kundërshtojë për katër vitet e ardhshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!