×
  • Lajme
  • Botë

    Trump ngushëllon familjet e viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re: Amerika është përkrah jush

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 13:17

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga sulmi terrorist në dy xhami të Zelandës së Re. Trump në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se Amerika qëndron pranë Zelandës së Re në këto momente të dhimbshmem transmeton Reporteri.net


    “Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për njerëzit e Zelandë së  pas masakrës së tmerrshme në xhami. 49 njerëz të pafajshëm kanë vdekur kaq pa kuptim, dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë. SHBA qëndron përkrah Zelandës së Re për çdo gjë që mund të bëjmë. Zoti i bekoftë të gjithë!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.

    Ndryshe dyzet e nëntë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në dy xhami të qytetit të Zelandës së Re,  Christchurch, shkruan Reporteri.net. Mes të vrarëve janë 42 njerëz që u vranë në xhaminë Deans Avenue dhe shtatë tjerë në Qendrën Islame Linwood.

    Australiani 28-vjeçar,  Brenton Tarrant u identifikua si personi që kreu këtë akt makabër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!