×
  • Lajme
  • Botë

    Trump paralajmëron: Do dëbohen miliona emigrantë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 11:01

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA.


    Në një seri postimesh në Tëitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin, javën e ardhshme, procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

    “Ata do të dëbohen sa më shpejt”, tha Trump.

    SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.

    Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për të akomoduar dhe përpunuar të dhënat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!