×
  • Lajme
  • Botë

    Trump pretendon se mediet po e fajësojnë atë për sulmin në Zelandën e Re

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:55

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur ankesa përmes rrjetit social “Twitter” për mediet, duke thënë se ai po fajësohet për sulmin në xhamitë e Zelandës së re.

    Ai e dënoi sulmin, por gjithashtu shtoi se nuk beson se kërcënimi i nacionalizmit të bardhë është duke u rritur.

    Presidenti amerikan i bëri këto komente shkurt pasi përshkroi situatën e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara si një “pushtim”, term i njëjtë që sulmuesi e përdori për emigrantët myslimanë.

    Gjuajtësi i akuzuar shkroi një manifest për supremacinë e bardhë, në të cilën ai e lavdëroi Trumpin si “një simbol i përtërirë i identitetit të bardhë dhe qëllimit të përbashkët”, por tha se ai nuk i mbështet politikat e tij.

    Shtëpia e Bardhë të dielën i mohoi tentimet për një ndërlidhje të sulmuesit me Trumpin.

    “Presidenti nuk është supremacist i bardhë”, tha shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, për “Fox News”. “Nuk jam i sigurt sa herë duhet ta them këtë”, shtoi ai.

    “Nuk mendoj se është e drejtë ta portretizojmë këtë person si mbështetës të Donald Trumpit” shtoi Mulvaney. “Ai është person i ligë” tha shefi i stafit, shkruan “The Guardian”, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!