×
  • Lajme
  • Botë

    Trump shkarkon Faucin: Nëse do ta kishim dëgjuar do të kishim 500 mijë vdekje

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 19:47

    Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përmes një telefonate me stafin e fushatës presidenciale, ka shkarkuar Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.


    “Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, ka thekuar Trump njofton televizioni amerikan CNN.

    Ai ka thënë se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me pandeminë COVID-19, SHBA-ja do të kishte 500 mijë vdekje. Sipas Universitetit Johns Hopkins, në SHBA deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i coronavirusit.

    Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!