×
  • Lajme
  • Botë

    Trump sulmon Bidenin pasi kandidati demokrat përmendi djalin e tij të vdekur

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:20

    Përplasje të shumta kanë ndodhur mbrëmjen e së martës mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit presidencial, Joe Biden, në debatin e tyre të parë, ndërkohë që mediat amerikane shkruajnë se debatin e parë e fitoi Biden.


    Gjatë këtij debati, Trump u mor edhe me djalin e ndjerë të Joe Biden, Beau Biden, përcjell Reporteri raportimet e mediave amerikane.

    Presidenti Trump sulmoi Bidenin gjatë debatit presidencial të së martës kur kandidati demokrat përmendi shërbimin ushtarak të djalit të tij të ndjerë ndërsa i referohej raportimeve të fundit se Trump po zhvleftësonte kontributin e amerikanëve që humbën jetën në shërbime ushtarake.

    Konkretisht, Biden përmendi një raport të The Atlantic ku Trump raportohet se i ka quajtur “humbës”  ushtarët amerikanë që u vranë gjatë shërbimit ushtarak.

    “Djali im ishte në Irak. Ai kaloi një vit atje”, tha Biden, duke iu referuar djalit të tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në 2015.”Ai nuk ishte një humbës, ai ishte një patriot dhe njerëzit që dhanë jetën  atje janë heronj”, u shpreh tutje Biden.

    Por në atë moment, Trump përmendin djalin tjetër të kandidatit demokrat, Hunter Biden.

    “Oh, me të vërtetë? A po flisni për Hunterin?”, pyeti Trump.

    Kur Biden tha se po fliste për Beau Biden, Trump tha se nuk e njeh atë.

    “Unë e njoh Hunterin”, vazhdoi ai. “Ai u përjashtua nga ushtria… ai u shkarkua për sjellje të pandershme, për përdorimin e kokainës”, pretendoi Trump.

    Biden u përgjigj duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

    Beau Biden iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 2003, si pjesëtar i Gardës Kombëtare të Shtetit Delaware.

    Në vitin 2001 shërbeu në Kosovë, si pjesëtar i kontigjentit amerikan të KFOR-it. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!