×
  • Lajme
  • Botë

    Trump thotë se fitoi Çmimin Nobel pas marrëveshjes së 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 12:56

    Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po vazhdon fushatën presidenciale.


    Trump gjatë ditës së djeshme në New Hampshire, ka përmendur sërish marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump gjatë fjalimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!