×
  • Lajme
  • Botë

    Trump thyen heshtjen pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ky është paralajmërimi që bën

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:54

    Ish Presidenti amerikan, Donald Trump mund të rikthehet në skenën politike. Ai theu heshtjen vetëm pak ditë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, teksa u shfaq në fushën e golfit.


    Ai ka filluar jetën e tij të re si banor në Florida dhe tashmë ka dalë në kursin e golfit, pasioni i tij më i madh.

    Nga tryeza e restorantit privat “Trump Golf Club”, ai u shpreh: “Ne do të bëjmë diçka, por jo për momentin”.

    Ky ishte komenti i parë i bërë nga biznesmeni që pasi Joe Biden mori detyrën si president i SHBA-së.

    Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në transferimin historik të pushtetit të mërkurën, duke u larguar më herët nga Shtëpia e Bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!