×
  • Lajme
  • Botë

    Trumpi do t’i falë deri 100 të burgosur para se ta lirojë postin

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 11:29

    Donald Trump planifikon të bëjë deri në 100 falje apo zbutje të dënimit, në orët e tij të mbetura në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të inagurohet të mërkurën.


    Të dielën, është mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë për të finalizuar listën e faljeve në të cilën, nuk gjendet edhe vet emri i presidentit Donald Trump. Që kur ka humbur zgjedhjet e 3 nëntorit, Trump ka falur së paku 45 persona. Vet Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për nxitje të dhunës në Kongres më 6 janar.

    Sipas CNN-it, në listën që do të bëhet publike të martën do të gjenden edhe disa prej aleatëve më kontravers të Trumpit. Mbetet e paqartë nëse presidenti do ta falë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, me të cilin ka rregulluar marrëdhënien që pas zgjedhjeve.

    Në listë të faljes pritet të jetë edhe mjeku i famshëm i syve nga Florida, Salomon Melegen, që është në burg pasi është dënuar për mashtrim me sistem të kujdesit shëndetësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!