×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia do të kthejë orën policore gjatë fundjavës

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 7:12

    Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot masa më të ashpra kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë mbylljen e serishme gjatë fundjavës, duke deklaruar se po rritet numri i qyteteve në vend ku ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes infektuese.


    Erdogan tha se mbyllja gjatë fundjavës do të futet gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe se ora policore do të vazhdojë nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

    Turqia kishte 32.404 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, numri më i madh këtë vit, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 3 milionë e 240 mijë e 577. Në 24 orët e fundit, 154 njerëz vdiqën, duke çuar bilancin total të viktimave në 32.404.

    Stambolli dhe Ankaraja janë ndër qytetet ku ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes, tha Erdogan, duke shtuar se 80 për qind e qytetarëve në shtetin me 84 milionë banorë jetojnë në qytete me rrezik të lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!