×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia në krizë nga coronavirusi, raporton 2 mijë e 17 raste të reja

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 8:25

    Turqia raportoi 2.017 raste të reja me coronavirusin e ri dhe 1.297 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.


    Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 361.801, ndërsa numri i të shëruarve në 314.390, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndërkaq, 112.215 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,21 milionë.

    Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.799, me 72 viktima të reja.

    Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.744, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia, shkruan Anadolu Agency.

    Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i rasteve aktive vazhdon të rritet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!