×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia parandalon sulmin terrorist

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 22:49

    Turqia mundi të ndalojë një sulm terrorist që ishte parashikuar të kryhej gjatë ceremonive përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Gallipoli. 


    Një shtetas sirian u ndalua që të mërkurën, por për shkak të masave të sigurisë, autoritete e njoftuan ngjarjen me dy ditë vonesë.

    Autoritet turke arrestuan një shtetas sirian i dyshuar si militant i Shtetit Islamik pasi po planifikonte sulme gjatë ceremonive përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Gallipoli, ceremoni ku marrin pjesë qindra australianë dhe neozelandezë.

    I dyshuar u ndalua në Tekirdag, një provincë një veriperëndim të vendit pranë gadishullit të Gallipoli-it, tha një zëdhënës i policisë vendore. Shtetasi sirian u ndalua nga policia që të mërkurën, por për shkak të sigurisë njoftimi u bë dy ditë më vonë.

    Çdo vit, qindra australianë dhe neozelandezë udhëtojnë drejt Turqisë për të kujtuar përpjekjen e dështuar të forcave aleate në vitin 1915 për të larguar trupat otomane nga Gallipoli dhe rajoni i Dardaneleve.

    Ceremonitë përkujtimore kanë filluar që të mërkurën.

    Sipas agjencive të lajmeve, siriani i ndaluar po përgatiste të sulmonte gjatë ceremonive përkujtimore në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 49 myslimaneve në dy xhami në Zelandën e Re. Zëdhënësi i policinë nuk e specifikoi se në cilën datë ishte parashikuar sulmi kamikaz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!