×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia pranon 6.5 milionë doza të vaksinës kineze kundër COVID-19

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 11:28

    Turqia ka pranuar 6.5 milionë doza të tjera të vaksinës për COVID-19, e zhvilluar nga kompania Sinovac Biotech e Kinës, kanë raportuar mediat lokale


    Deri tash, Turqia ka vaksinuar 1.257 milionë njerëz, shumica punonjës shëndetësorë dhe të moshuar.

    Pamjet e agjencisë së lajmeve Anadolu treguan kontejnerët që po shkarkoheshin në aeroportin e Stambollit nga Pekini.

    Dërgesa e fundit është pjesë e një ngarkese të dytë që në total do të jenë 10 milionë doza, transmeton Reuters.

    Rreth 600,000 njerëz janë vaksinuar në vetëm dy ditë. Turqia ka regjistruar mbi 2.4 milionë të infektuar dhe 25,073 të vdekur nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!