×
  • Lajme
  • Botë

    U afrua për të shikuar, një burrë bie në vullkan nga 240 metra lartësi

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 13:41

    Një burrë ra në një vullkan joaktiv, pasi u u rrëzua nga skaji i Liqenit të Kraterit në Oregon. Ai ra në 240 metra thellësi, ndërkohë që u shpëtua nga punonjësit dhe u transferua menjëherë në spital, transmeton Reporteri.net.


    Punonjësit e Parkut Kombëtar paralajmëruan vizitorët se skajet buzë kraterit janë të brishta dhe të pasigurta dhe se ata që u afrohen duhet të kenë shumë kujdes.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3166042380103661&id=137127376328525

    “Çdo vit, dikush afrohet shumë pranë shkëmbit dhe bie, gjë që shpesh rezulton në plagosje të rënda ose vdekje. Ekipi ynë i shpëtimit është trajnuar për situata të tilla, por shpëtimi ndonjëherë mund të zgjasë me orë të tëra”, njoftuan ata.

    Krateri i këtij vullkan jo aktiv është rreth 600 metra i thellë dhe është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara dhe i nënti më i thelli në botë.

    Liqeni i Kraterit është një formë gjeologjike që krijon vullkani kur shpërthen në vetvete. Të ashtuquajturat kaldere mund të mbushen me ujë, dhe pastaj formohen Liqenet e Karterit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!