×
  • Lajme
  • Botë

    U hodh para se avioni të përplasej në tokë, flet i mbijetuari nga aksidenti ajror në Ukrainë

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 19:41

    Një kadet i forcave ajrore ukrainase tregoi se si ai kishte mbijetuar për mrekulli nga përplasja e aeroplanit që i mori jetën 25 personave, duke u hedhur para se avioni të rrëzohej në tokë.


    Vyacheslav Zolochevskyi është i mbijetuari i vetëm nga aeroplani ushtarak Antonov An-26.

    Pamje të reja janë shfaqur në momentin që avioni ushtarak u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.

    Ai tha se çdo gjë ndodhi si në video-lojëra, ndërsa tregoi se kishte parë shokun e tij të digjej dhe se ishte përpjekur ta ndihmonte të shuante flakët.

    Shoku i tij u soll i gjallë në spital, por ai humbi më pas jetën

    Zolochevskyi thotë se megjithatë nuk mbanë mend shumë detaje dhe se kishte rënë pa ndjenja disa minuta pas shpërthimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!