×
  • Lajme
  • Botë

    U mbyt nga burri në gjumë, ekspertiza mjeko-ligjore: Karolina s’vdiq menjëherë

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 15:56

    Ekspertët mjeko-ligjor kanë nxjerrë ekspertizën e vdekjes së 20-vjeçares Carolina, e cila u mbyt nga burri i saj Babis Anagnostopoulos 32 vjeç.


    Sipas raportit të publikuar nga “Kathimerini”, 20-vjeçarja nuk ndërroi jetë menjëherë. Ajo kishte humbur ndjenjat dhe pas 6 minutash ka ndërruar jetë.

    Sipas mjekut ligjor, përleshja e saj me bashkëshortin ka ndodhur rreth orës 04:05 – 04:11 të mëngjesit, kohë që korrespondon edhe me të dhënat e pulsit që ka treguar ora inteligjente që mbante në dorë 20-vjeçarja. Në këtë fashë orari, zemra e Karolinës ka pushuar.

    Ndërkohë që një tjetër detaj nga ana e ekspertëve është që deri në orën 03:58, 20-vjeçarja ka qenë duke fjetur, dhe kjo vërtetohet nga rrahjet e ulëta të zemrës së saj, bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore dhe matjet e pulsit të bëra nga ora inteligjente.

    “Në orën 04:05 pulsi u rrit me 50%. Besoj se në atë moment ka qenë në një gjendje stresi shumë të madh ose në aktivitet fizik. E konsideroj krejtësisht të saktë që të ketë ndërruar jetë nga ora 04:05 deri në 04:11. Në orën 04:11 është dhe regjistrimi i fundit i pulsit dhe besoj që ndërroi jetë menjëherë më pas. Nga autopsia konkludoj që procesi i vdekjes zgjati disa minuta, domethënë nuk ishte e menjëhershme”, tha mjeku-ligjor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!