×
  • Lajme
  • Botë

    “Unë po shkoj tek Zoti”, këto ishin fjalët e fundit të shqiptarit që e vrau vetën

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 20:02

    Një shqiptar është gjetur i varur në litar, në gjendje të dekompozuar në Trieste të Italisë.


    Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi ndjenë erën e keqe që vinte nga banesa ku shqiptari 52 vjeç jetonte i vetëm me qira.

    “Një njeri me kokë të prerë”, ishte alarmi që u dha në polici. Fqinjët nuk kishin mundur që ta shihnin të plotë skenën e krimit nga dera. Ata panë vetëm kokën në litar dhe u tmerruan, pa mundur që të krijonin një pamje të saktë të ngjarjes.

    Pas njoftimit, policia mbërriti në skenën e krimit dhe sipas një vlerësimi paraprak, 52-vjeçari mund ta kishte bërë gjestin ekstrem të paktën dhjetë ditë më parë.

    Fakti që trupi kishte qëndruar i varur prej 10 ditësh dhe temperaturat e larta, kishin shkaktuar erën e padurueshme. Fqinjët kanë raportuar se shqiptari jetonte i vetëm aty prej disa kohësh.

    “Ai ishte një person i mirë dhe shumë punëtor. Nuk e kishim parë atë për disa ditë. Ishte një person shumë i mbyllur dhe nuk mund ta imagjinonim kurrë një dramë si kjo”, thonë fqinjët.

    Fillimisht ata menduan se era e keqe vinte nga trupat e kafshëve të ngordhura, derisa katër ditët e fundit ajo u bë e padurueshme. Duket se kohët e fundit viktima është izoluar gjithnjë e më shumë.

    Dhe në murin e dhomës u gjetën disa fletë ngjitëse, pjesërisht të shkruara në italisht dhe të tjera në shqip. Fraza të tilla si “ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, “Unë shkoj tek Perëndia ime”.

    Policia ende nuk ka dalë në një përfundim zyrtar për shkaqet e vdekjes,por paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Trupi ndodhet në morg, ku pi i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!