×
  • Lajme
  • Botë

    UNESCO i heq këtij qyteti britanik statusin e “trashëgimnisë kulturore”: Ndërtimet e reja e shkatërruan

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 19:44

    UNESCO i ka hequr qytetit të Liverpool-it në Anglinë e Veriut statusin “Monument Botëror i Trashëgimnisë Kulturore”, për shkak të asaj që është përshkruar si “dëmtim i pakthyeshëm” i vlerës historike në zonën e portit të këtij qyteti.


    Vendimi është marrë gjatë takimit të këtij organizmi që u zhvillua ditën e sotme në Kinë, ku u vlerësua se vlera e bregut të qytetit është rrënuar nga ndërtimet moderne, ku përmendet veçanërisht edhe stadiumi i ri i ekipit të futbollit Everton, që kap një vlerë prej 500 milion paundësh.

    Vendimi është poshtërues për qytetin industrial britanik, që bëhet vendi i tretë në histori që ka humbur statusin i cili i ishte dhënë në vitin 2004 në vlerësim të arkitekturës viktoriane dhe të epokës së Revolucionit Industrial.

    Qytetet e listuara si monumente nga UNESCo marrin fonde të veçanta nga OKB për të prezervuar objektet e veçanta, ka mbrojtje speciale përgjatë periudhave të luftës si dhe reklamohet mes destinacioneve më të mira turistike në botë.

    Vendimi krijoi një skandal politik që ka vënë në pozitë si Këshillin Bashkiak, ashtu edhe kryetaren e Bashkisë Joanne Anderson, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar prishjen e zonave historike të qytetit që ata administrojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!