×
  • Lajme
  • Botë

    UNESCO “shuplakë” Turqisë për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 14:29

    UNESCO ka shprehur shqetësimin në lidhje me shndërrimin e Shën Sofisë dhe Manastirit Chore në një xhami, për shkak të ndryshimeve në karakterin ekumenik të monumenteve.


    Në vendimin e tij, komisioni i bën thirrje Turqisë të njoftojë qëllimet e saj dhe të dialogojë përpara se të vendosë për një ndryshim tjetër rrënjësor në të dy monumentet. Turqia është ftuar nga UNESCO të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një raport të azhurnuar mbi konservimin e monumenteve. Raporti duhet të paraqitet deri në 1 shkurt 2022 në mënyrë që të diskutohet në takimin e ardhshëm të Komisionit.

    Sipas burimeve diplomatike, vendimi do të bëjë të lumtur Greqinë dhe pozicionimin e saj mbi konvertimin e Shën Sofisë nga Turqia dhe Manastirin Chora në xhami.

    Të njëjtat burime theksojnë se vendimi pasqyron, ndër të tjera, keqardhjen më të thellë të Komisionit për mungesën e dialogut nga Turqia, si dhe për mungesën e informacionit mbi qëllimet e saj, pavarësisht thirrjeve drejtuar Ankarasë për të përmbushur udhëzimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!