×
  • Lajme
  • Botë

    Varianti britanik i koronavirusit, OBSH: Është zbuluar në 60 vende

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 9:42

    Varianti i ri i COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në shumë shtete. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë varianti britanik i koronavirusit javën e kaluar ishte regjistruar në 60 vende në të gjithë botën.


    Varianti i ri i COVID mund të përhapet më shpejt, gjë e cila ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, të cilët po punojnë me mënyrën e ngadalësimit të infeksioneve derisa vaksinat të japin efektin për imunizimin e qytetarëve.

    Varianti i Afrikës së Jugut, i cili, ashtu si ai anglez, është gjithashtu shumë më ngjitës sesa virusi origjinal SARS-CoV-2, përhapet më ngadalë dhe është i pranishëm në 23 vende dhe territore, 3 më shumë se më 12 janar, specifikoi OBSH në raportin epidemiologjik javor.

    Sipas raportit të OBSH-së numri i vdekjeve të reja u rrit në një rekord të lartë prej 93,000 gjatë shtatë ditëve të mëparshme, me 4.7 milionë raste të reja të raportuara për të njëjtën periudhë.

    Nisja e fushatave të vaksinimit masiv në SHBA dhe Evropë kishte sjellë shpresën se fundi i pandemisë ishte në horizont; Bashkimi Evropian tha të martën se po synonte të vaksinonte 70 përqind të popullsisë së saj të rritur para fundit të gushtit.

    Shtetet e Bashkuara mbeten shtëpia e shpërthimit më të keq në botë sa i përket numrit të përgjithshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!