×
  • Lajme
  • Botë

    Vatikani drejt një kthese historike, propozohet pranimi i priftërinjve të martuar

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 20:32

    Vatikani është drejt marrjes së një vendimi të rëndësishëm që mund të ndryshojë historinë e tij. Kongregacioni i 15 i Përgjgitshëm që për 3 javë zhvilloi punimet në bazilikën e Shën Pjetrit me një sindo të posacëm dedikuar Amazonias, hodhi propozimin për pranimin në urdhrin e priftërinjve dhe të dhiakëve të martuar.


    Ky propozim është nënshkruar në Dokumentin final të Sinodit të Amazonës, ku morën pjesë 183 priftërinj e u drejtua nga kardinali Claudio Hummes.

    Fjala e fundit mbi këtë propozim i përket Papa Franceskut, i cili brenda vitit 2019 do ta marr vendimin pro o kundër pranimit të priftërinjve të martuar në Kishën Katolike.

    Gjithashtu u hodh dhe propozimi i marrjes në konsideratë të gritjes se një diakonati femëror, por këtë vendim duhen protur rezultatet e Komisionit të ngritur enkas nga Papa Francesku. Sinodi kërkoj forcimin e rolit të gruas brenda Kishës duke pranuar që në të ardhmen ajo të marr dhe role drejtuese, transmeton oranews.

    Sinodi i Posacëm i Vatikanit mbi Amazonian , nxorri konluzionet e ngritjes së një fondi botëror për të përballuar dëmet e krijuara ndaj banorëve nga shkatërrimi ambiental në Amazonia.

    Në 5 kapitujt e Dokumentit final të këtij Sinodi theksohet rëndësia që Amazonia ka për planetin tokë e se vuajtja e 33 milionë banorëve të Amazonës është britma e tokës, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu me një ndikim katastrogik për planetin. Ky sinod kërkoj një kthesë fetare, kulturore, sociale e ekologjike mbi rolin dhe rëndësinë e natyrës në misionin e Kishës së Krishterë.

    Në fjalën e tij në mbyllje të Kongregacionit, Ati i Shenjtë kërkoj një zell apostolik në përkushtimin fetar në përballimin e situatës në rajonin e Amazonias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!