×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes 33 vjeçarja pasi u sulmua nga dy pitbullët e saj

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 12:52

    Policët kanë vrarë dy qen të cilët sulmuan pronaren e tyre të shtunën në mëngjes. Viktima më vonë vdiq nga lëndimet e rënda, transmeton Klan Kosova.

    Sipas departamentit të policisë në Irving, sulmi ndodhi rreth orës 11:45 në një spital të kafshëve.

    Dy pitbull e kafshuan pronaren e tyre 33 vjeçare Johana Villafane, e cila po luante me qentë.

    Të punësuarit e tjerë në spitalin e kafshëve e kuptuan se nuk e kishin parë Villafane për disa orë, kështu që ata shkuan për të kontrolluar.
    Kur ata u kthyen, e panë atë me gjakderdhje në tokë pasi u sulmua nga qentë.

    Punëtorët e thirrën 911 dhe kur policët arritën atje, ata thanë se qentë akoma po e sulmonin 33 vjeçaren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!